Tefik Çanga është bërë me trajner të ri.
Ekipi ferizajas tani do të drejtohet nga trajneri i njohur, Erdin Hashani, bën të ditur klubi përmes një komunikate për media.
Hashani ka një përvojë të konsiderueshme në futbollin kosovar. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar skuadra si KF Vjosa, KF Vllaznia dhe KF Flamurtari, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e stafit teknik të FC Prishtinës në rolin e ndihmës-trajnerit.


