Jennifer Lawrence ka folur hapur për trajtimet estetike që përdor dhe ato që do të dëshironte të provonte në të ardhmen.
Në një intervistë të re për Vogue, aktorja 36-vjeçare tregoi se përdor Botox në sasi të vogla, duke shpjeguar se për të është e rëndësishme të ruajë lëvizshmërinë dhe shprehjet natyrale të fytyrës.
Lawrence tha se nuk dëshiron ta teprojë me procedurat estetike, veçanërisht për shkak të profesionit të saj.
Kam nevojë që fytyra ime të jetë e lëvizshme, përdor ‘baby Botox’, por nuk mund të bëj shumë. Nëse lëkura ime do të jetë pak më e varur nga sa do të doja, të paktën duket e ndritshme dhe e bukur
-u shpreh ajo.
Aktorja ka qenë prej vitesh në qendër të spekulimeve për ndërhyrje estetike. Në vitin 2023, ajo kishte mohuar se kishte kryer operacione në fytyrë, duke ia atribuar ndryshimet në pamjen e saj rritjes, humbjes së dhjamit të fëmijërisë dhe mënyrës së aplikimit të makeup-it.
Lawrence pranoi gjithashtu se ekziston një procedurë estetike që do të dëshironte ta bënte: heqja e dhjamit bukal, e cila synon të largojë një pjesë të dhjamit nga faqet për ta bërë fytyrën të duket më e skalitur.
Do të doja shumë ta bëja heqjen e dhjamit nga faqet. Nuk mundem, sepse të gjithë do ta vinin re, por thjesht ta dini se unë e dua këtë
-tha ajo.
Megjithatë, aktorja tha se është ende e pasigurt për procedura të tjera, veçanërisht transferimin e dhjamit, pasi është “shumë nervoze” për rezultatet.
Lawrence foli edhe për rutinën e saj të bukurisë, duke pranuar se nuk i pëlqejnë aspak vizitat në sallon për flokët apo thonjtë, pasi i konsideron të lodhshme dhe që kërkojnë shumë kohë.


