Justin dhe Hailey Bieber ishin ndër të ftuarit VIP në dasmën e Finneas O’Connell, vëllait të Billie Eilish, me Claudia Sulewski, e cila u zhvillua të shtunën në Santa Barbara.

Justin, 32 vjeç, ndau në Instagram disa fotografi nga eventi, ku shfaqej së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey, 29 vjeçe. Megjithatë, një moment gjatë festimeve tërhoqi vëmendjen, pasi çifti u pa duke zhvilluar një bisedë të gjallë.

Justin dhe Hailey u fotografuan duke biseduar nën diellin e Kalifornisë Jugore, ndërsa modelja shihej duke përdorur gjeste të theksuara me duar përpara se të largohej nga bashkëshorti i saj.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha për Daily Mail se mënyra se si Hailey ktheu kokën pas drejt Justin, ndërsa ai largohej pas bisedës, mund të krijonte përshtypjen e një momenti tensioni.
Sipas saj, edhe qëndrimi i Justin, me shpatullat pak të përkulura dhe krahët të mbajtur lehtësisht përpara trupit, e bënte të dukej më pak pozitiv dhe i motivuar në atë moment.

Megjithatë, James theksoi se nuk kishte shenja të qarta se çifti po debatonte.
Hailey ka lëvizur duart dhe ka bërë me gisht, por jo drejt tij, ndaj nuk ka ndonjë sinjal të qartë konflikti
-shpjegoi ajo.

Pjesëmarrja e Justin dhe Hailey në dasmën e Finneas dhe Claudia Sulewski vjen vetëm pak javë para përvjetorit të tyre të tetë të martesës.
Çifti u martua fillimisht në një gjykatë në New York City, më 13 shtator 2018. Një vit më vonë, ata organizuan një ceremoni madhështore me familjarë dhe miq, të cilën më pas e dokumentuan edhe përmes një videoje të publikuar në YouTube.

Ndërkohë, Justin dhe Hailey festuan më 22 gusht ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues.
Për të shënuar ditën e veçantë, Hailey publikoi në Instagram disa fotografi dhe shkroi:
Bebi ynë i ëmbël mbushi 2 vjeç. Gëzuar ditëlindjen, Jack Blues.


