Ylli i këngëtares së njohur amerikane Dolly Parton në “Hollywood Walk of Fame” është dëmtuar vetëm pak ditë pas vdekjes së saj, ndërsa punimet për restaurimin e tij kanë nisur tashmë në Los Angeles. Fansat kishin lënë lule, kartolina, qirinj dhe suvenire pranë yllit në shenjë nderimi për artisten. Megjithatë, të hënën një vizitor vuri re disa gërvishtje mbi emrin e Dolly Parton dhe raportoi rastin në rrjetet sociale.
Fotot e yllit të dëmtuar u shpërndanë me shpejtësi online, ndërsa mediat lokale raportuan se restaurimi kishte nisur. Zëdhënësja e Dhomës së Tregtisë së Hollivudit, Ana Martinez, konfirmoi dëmtimin, duke thënë se nga fotografitë e publikuara dukej qartë se ylli ishte gërvishtur.

Sipas Martinez, lulet dhe objektet e lëna nga fansat u hoqën përkohësisht për t’u mundësuar punëtorëve kryerjen e riparimeve. Ajo bëri të ditur se faza e parë e restaurimit tashmë kishte përfunduar. Punimet po drejtohen nga Hollywood Historic Trust, organizata përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe riparimin e yjeve në “Walk of Fame”. Pasi materiali i përdorur për riparimin të ngurtësohet dhe të lustrohet, ylli pritet të jetë sërish i hapur për vizitorët të premten
Disa fansa që ndodheshin në vendngjarje thanë se një punëtor u kishte treguar se dyshohet që një person kishte rrëzuar një qiri dhe më pas ylli ishte gërvishtur nga copa xhami të thyer. Dolly Parton u nderua me yll në “Hollywood Walk of Fame” në qershor të vitit 1984, duke u bërë pjesë e një prej simboleve më të njohura të industrisë amerikane të argëtimit.
Vdekja e këngëtares u njoftua më 25 gusht, ndërsa përfaqësuesit e saj konfirmuan më vonë se ajo kishte ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër me kancerin. Ajo u varros më 28 gusht në një ceremoni private, sipas dëshirave të saj, pranë bashkëshortit të saj, Carl Dean.


