Aktori i njohur amerikan Richard Gere ka festuar 77-vjetorin e lindjes në një atmosferë familjare, ndërsa bashkëshortja e tij, Alejandra Silva, i ka kushtuar një dedikim të veçantë dhe plot dashuri. Silva, 43 vjeçe, publikoi në Instagram disa momente nga festa e ditëlindjes së Gere. Në një prej fotove, çifti shfaqet duke mbajtur kapele festive dhe duke u përqafuar, ndërsa djali i tyre 6-vjeçar, James, afrohet drejt tyre. Në një tjetër fotografi, vogëlushi bashkohet me prindërit në një përqafim familjar.
“Askush tjetër me të cilin do të doja të kaloja jetën. Gëzuar ditëlindjen, të dua, të duam”, shkroi Alejandra krahas fotografive. Gere nuk vonoi t’i përgjigjej bashkëshortes. Ai e rishpërndau postimin e saj në Instagram Stories, duke shkruar thjesht “Të dua”, ndërsa në sfond dëgjohej një version jazz i këngës “Happy Birthday”.
Çifti ka dy djem së bashku, Alexander, 7 vjeç, dhe James, ndërsa Gere është gjithashtu baba i Homer, 26 vjeç, nga martesa e tij e dytë me Carey Lowell. Silva ka edhe një djalë, Albert, 13 vjeç, nga një lidhje e mëparshme. Ditëlindja e 77-të e aktorit vjen pak ditë pasi djali i tij Homer foli për këshillën më të rëndësishme që ka marrë nga i ati për suksesin në karrierë. Ai tha se Richard Gere i ka mësuar të mos lejojë që aktrimi të kthehet në gjithë jetën e tij.
“Aktrimi nuk duhet të jetë një mënyrë jetese. Duhet të jetë një punë dhe më pas shkon në shtëpi”, tregoi Homer. Këshilla duket se pasqyron edhe mënyrën se si Gere e sheh familjen e tij, ndërsa momentet e ditëlindjes treguan një aktor larg shkëlqimit të Hollywood-it, i rrethuar nga bashkëshortja, fëmijët dhe njerëzit e tij më të afërt.


