Çmimi i benzinave do të shtrenjtohet për 1 denar, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për 6,5 denarë për litër, përcjell TV21. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi gjithashtu që pas mesnate, çmimi i vajit ekstra të lehtë të ulet për 3,5 denarë për litër.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Benzina BS-95 -94,0 den/l
Benzina BS-98 – 96,0 den/l
Nafta- 95,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 97,0 den/l


