Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti: Drejtësia për vrasjen e Triumf Rizës duhet të jetë e plotë

Press Online30 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit përkujtimor për Heroin e Policisë së Kosovës, Triumf Riza, në 19-vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës. Ceremonia është mbajtur në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në vendin ku Riza u vra, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka kujtuar sulmin ndaj Rizës dhe ka theksuar se vrasja e tij tronditi familjen, Policinë e Kosovës dhe mbarë shoqërinë, ndërsa ka folur për përkushtimin e tij në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Kurti ka thënë se Riza u dallua për aftësitë profesionale, përkushtimin dhe vendosmërinë e tij gjatë gjithë karrierës në Policinë e Kosovës.

“19 vite më parë, pikërisht në këtë lagje, në lagjen Dardania të Prishtinës, një sulm i planifikuar nga grupet kriminale i mori jetën zyrtarit policor Triumf Riza. Ajo është një ngjarje që tronditi thellë familjen e tij, Policinë e Kosovës, të gjithë neve që e kemi njohur Triumfin dhe mbarë shoqërinë tonë. Që nga dita kur nisi Akademinë Policore në Vushtrri, më 29 nëntor të vitit 1999, e deri në ditën kur ra në krye të detyrës, Triumfi u dallua për aftësitë profesionale, përkushtimin dhe vendosmërinë e tij. Për vite me radhë, ai u shqua për një parim të palëkundur: askush nuk mund të ishte i paprekshëm dhe askush nuk mund të qëndronte mbi ligjin”.

Kurti ka theksuar se për Rizën uniforma policore përfaqësonte përgjegjësinë për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin e ligjshmërinë.

“Triumfi nuk e shihte uniformën vetëm si profesion. Për të, ajo përfaqësonte përgjegjësinë për t’u shërbyer qytetarëve, për të garantuar sigurinë dhe për të mbrojtur rendin e ligjshmërinë. Ai ishte shembull i zyrtarit policor të pakompromis në përballje me grupet kriminale, duke e ditur faktin se përmbushja e detyrës mund ta vinte në rrezik edhe jetën e tij. Megjithatë, nuk u zbraps. Ai qëndroi në anën e shtetit të së drejtës, rendit dhe ligjit, përballë atyre që synonin të zëvendësonin këto vlera me frikë, kërcënim, shantazh e dhunë. Që nga 30 gushti i vitit 2007, emri i Triumfit u bë pjesë e kujtesës së Policisë së Kosovës si simbol i guximit, përkushtimit dhe sakrificës në përballje me kriminalitetin”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë ka vlerësuar se vrasja e Rizës ishte përpjekje për të goditur autoritetin e institucioneve, por se misioni i tij vazhdoi përmes gjeneratave të Policisë së Kosovës.

“Pikërisht për këtë, vrasja e Triumfit nuk ishte vetëm humbja e një jete të re dhe e një polici të përkushtuar. Ajo ishte një përpjekje për të goditur autoritetin e një institucioni që kishte për detyrë të luftonte krimin dhe të mbrojë qytetarët. Por ajo përpjekje nuk e ndali Policinë e Kosovës. Misioni që Triumfi la në gjysmë nuk u ndërpre. Ai vazhdoi përmes gjeneratave të Policisë së Kosovës, vazhdoi përmes kolegëve të tij, shumë prej të cilëve janë edhe sot këtu bashkë me neve, dhe që pas 19 vitesh vazhdojnë ta jetësojnë betimin që kanë bërë duke i shërbyer kësaj pjese të vendit tonë, duke u përballur çdo ditë me rrezikun dhe duke qëndruar në shërbim të qytetarëve. Kjo është një prej mënyrave më të denja për ta nderuar Triumf Rizën: duke vazhduar punën që ai e bëri me përkushtim dhe duke mos lejuar që kriminaliteti të diktojë autoritetin e institucioneve”, tha kryeministri në detyrë.

Kurti ka kërkuar që drejtësia për vrasjen e Rizës të jetë e plotë dhe ka bërë thirrje për forcimin e institucioneve dhe përgjegjësi të plotë.

“Sot, krah për krah kujtimit dhe dhimbjes për humbjen e tij, duhet të flasim edhe për nevojën që drejtësia për vrasjen e Triumf Rizës të jetë e plotë. Përgjegjësia duhet të shkojë drejt çdo personi që ka pasur rol në këtë vrasje nga ekzekutori tek kushdo që mund të ketë urdhëruar, organizuar, ndihmuar apo mundësuar atë. Kujtimi i Triumfit të shërbejë si thirrje për institucione të forta, për drejtësi të paanshme dhe për përgjegjësi të plotë”, tha ai.

Kurti ka nderuar kujtimin e Triumf Rizës dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke theksuar se sakrifica e tyre duhet të mbetet frymëzim për gjeneratat e reja.

“Sot, në 19-vjetorin e vrasjes së zyrtarit policor Triumf Riza, përkulemi me respekt para jetës dhe sakrificës së tij. Emri i tij mbetet pjesë e historisë së Policisë së Kosovës, ndërsa kujtimi për të vazhdon të jetojë tek kolegët, miqtë dhe familja e tij, por edhe tek secili zyrtar i shtetit tonë. Përkushtimi dhe guximi me të cilin ai shërbeu le të mbeten frymëzim për gjeneratat e reja të Policisë së Kosovës, për kujtesë të përhershme të sakrificës së atyre që dhanë më të shtrenjtën në shërbim të vendit dhe të qytetarëve. I përhershëm qoftë kujtimi për Triumf Rizën! Lavdi të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ranë në krye të detyrës!”, shtoi Kurti.

Previous ArticleHaradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin
Next Article Ramadani për LVV-në: Ne po flasim për shtetin, ata po bëjnë gjithçka për pushtetin

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.