Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit

Press Online30 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në Takimin e 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit (PIF), i cili po mbahet në Koror të Palaut, nga 30 gushti deri më 4 shtator 2026.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë forum të rëndësishëm rajonal përbën një mundësi të vlefshme për forcimin e marrëdhënieve me shtetet e Paqësorit, zgjerimin e angazhimit diplomatik në rajon dhe avancimin e bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Palau,  Konjufca do të zhvillojë takime me krerë shtetesh dhe qeverish, ministra të punëve të jashtme dhe përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve pjesëmarrëse. Përmes takimeve dypalëshe dhe angazhimeve në margjinat e Samitit, synohet forcimi i marrëdhënieve ekzistuese, krijimi i partneriteteve të reja dhe zgjerimi i hapësirave për një bashkëpunim më të strukturuar, përmbajtjesor dhe afatgjatë me vendet e Paqësorit.

“Përmes këtij angazhimi, Republika e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura në barazinë sovrane, respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin paqësor dhe respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke u mbështetur në përvojën e saj të shtetndërtimit dhe angazhimit ndërkombëtar, vendi ynë synon të japë një kontribut konstruktiv në forcimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve.”, thuhet në njoftim.

“Diskutimet në kuadër të PIF-it përfshijnë qëndrueshmërinë ekonomike, veprimin klimatik, qeverisjen e oqeaneve dhe të peshkimit, sigurinë rajonale, reformën institucionale dhe forcimin e unitetit të Paqësorit. Republika e Kosovës e njeh rëndësinë globale të prioriteteve të Paqësorit të Kaltër dhe është e gatshme që, në përputhje me kapacitetet e saj dhe nevojat e vendeve të rajonit, të kontribuojë në fusha si qëndrueshmëria klimatike, gatishmëria ndaj fatkeqësive, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e burimeve natyrore.”, thuhet tutje.

Me të tjerash thuhet se synohet avancimi i mundësive konkrete të bashkëpunimit në arsim, ngritjen e kapaciteteve të sektorit publik, siguri, zhvillim digjital dhe shkëmbime ndërinstitucionale, në përputhje me prioritetet dhe nevojat e vendeve të Paqësorit.

“Diplomacia kulturore, bashkëpunimi arsimor dhe kontaktet ndërmjet qytetarëve përbëjnë gjithashtu një dimension të rëndësishëm të këtij angazhimi. Përmes shkëmbimeve kulturore, akademike dhe profesionale synohet forcimi i mirëkuptimit të ndërsjellë, miqësisë dhe lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet popullit të Republikës së Kosovës dhe popujve të Paqësorit.”, bëhet e ditur në njoftimin e MPJD-së.

Pjesëmarrja në Samitin e PIF-it pasqyron gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të zhvilluar një angazhim më të fuqishëm dhe afatgjatë me rajonin e Paqësorit, të mbështetur në respektin e ndërsjellë, interesat e përbashkëta, solidaritetin dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme.

Previous ArticleStuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i njohur, po lëvizte me varkë bashkë me familjen
Next Article Tërmet te Tottenhami, De Zerbi konfirmon se tre lojtarë kanë kërkuar largimin

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.