Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë lidhur me mungesën e mjeteve të mjaftueshme për sigurimin e librave shkollorë, duke e lidhur këtë me shpenzimet që, sipas saj, mund të bëhen në rast të zgjedhjeve.
Bajrami ka thënë se për libra nuk ka para të mjaftueshme, ndërsa ka ironizuar me mundësinë e ndarjes së mjeteve për votuesit në rast të zgjedhjeve.
“Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por nëse shkojmë në zgjedhje, nga 100 euro për votë i keni të sigurta”, ka shkruar Bajrami.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të reflektojnë dhe të mos i lënë ankesat vetëm në nivel të deklarimeve.
“Uroj që secili të reflektojë dhe ankesat të mos mbesin vetëm ankesa”, ka deklaruar ajo.
Bajrami ka theksuar se qytetarët kanë në dorë një mjet të fuqishëm për të shprehur vullnetin e tyre politik – votën.
“Qytetarët kanë një armë shumë të fortë në dorë – votën.
Përdoreni atë!”, ka shtuar Bajrami.


