Nepali vijon të përballet me një katastrofë të rëndë pas përmbytjeve masive në rajonin e Rasuwës, pranë kufirit me Tibetin. Të paktën 389 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 1,000 të tjerë rezultojnë të zhdukur, mes tyre rreth 466 turistë. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura, ndërsa qindra persona janë nxjerrë të gjallë nga zonat e përmbytura.
Autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku nuk ka kaluar dhe se ekziston mundësia e përmbytjeve të reja të menjëhershme. Një liqen i formuar nga masat e mëdha të ujit dhe mbetjeve mund të tejmbushet, ndërsa banorëve, turistëve dhe ekipeve të emergjencës u është kërkuar të qëndrojnë larg brigjeve të lumenjve Bhotekoshi dhe Trishuli.
Ekspertët dyshojnë se katastrofa mund të jetë shkaktuar nga shembja e një pjese të një akullnaje, e cila ka sjellë me vete sasi të mëdha shkëmbinjsh, balte dhe sedimente. Këto materiale mund të kenë bllokuar përkohësisht pjesë të lumit Trishuli, duke krijuar barriera natyrore që, nëse shemben papritur, mund të shkaktojnë një tjetër valë të fuqishme përmbytjesh në zonat më të ulëta.
😱 These videos look like they were pulled from a disaster movie. A wall of mud and water ripping through the Himalayas. Houses, bridges and people gone in seconds. Hard to believe they’re real. That’s the raw power of Mother Nature. 🌊🏔️
What we know so far (Thursday morning,… pic.twitter.com/htBPLsAfcL
— J Stewart (@triffic_stuff_) August 27, 2026
Ndërkohë, komunitetet e prekura vijojnë të kenë nevojë urgjente për ndihmë. UNICEF vlerëson se më shumë se 17 mijë fëmijë kanë nevojë për asistencë humanitare, ndërsa vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nisur të dërgojnë fonde, pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera. Autoritetet nepaleze po monitorojnë nga afër situatën dhe u kanë bërë thirrje banorëve të zonave pranë lumenjve të qëndrojnë në vende të sigurta.
/vizionplus.tv


