Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në finalen e madhe, Sadiku mposhti boksieren ruse që përfaqëson Serbinë, duke u shpallur kampione e Mesdheut.
Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke e kurorëzuar rrugëtimin e saj në këtë garë me vendin e parë dhe medaljen e artë.


