Në prag të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Rinia e Aleancës zhvilloi një aktivitet simbolik për të rikujtuar plagën e hapur të familjeve të personave të zhdukur në Kosovë.
Të rinjtë e Aleancës vendosën një mesazh simbolik me mbishkrimin: “Vagonët e Kosovës për servis në Serbi, e familjet ende në dhimbje për të zhdukurit”, duke ngritur shqetësimin për dërgimin e vagonëve të Kosovës për servis në Serbi, pak kohë pas sulmit terrorist në Banjskë.
Sipas tyre, në kohën kur familjet e të zhdukurve vazhdojnë të presin përgjigje, të vërtetën dhe drejtësinë, vendime të tilla nuk mund të konsiderohen normale.
“Për ne si rini, kjo nuk mund të jetë normale. Kujtesa nuk është vetëm një datë në kalendar. Është përgjegjësi”, thuhet në mesazhin e aktivitetit.
“Kosova nuk harron. Familjet meritojnë të vërtetën. Dhe Qeveria duhet të japë përgjegjësi, jo arsyetime!”, ishte mesazhi i të rinjve të Aleancës.


