Gigi Hadid ka folur më hapur për marrëdhënien e saj me aktorin Bradley Cooper, duke zbuluar disa detaje për lidhjen që çifti ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Në një intervistë për “Vogue France”, modelja e përshkroi marrëdhënien e tyre si të qetë dhe të qëndrueshme, duke vënë theksin te mbështetja dhe sinqeriteti.
Ajo që është e mrekullueshme në lidhjen time të tanishme është se mund të jemi plotësisht të sinqertë me njëri-tjetrin
-u shpreh Hadid.

Çifti ndodhet aktualisht në Paris, ku Cooper është i angazhuar me xhirimet e një projekti të ri. Hadid tregoi se marrëdhënia me aktorin i ka dhënë mundësinë të njohë një tjetër anë të kryeqytetit francez dhe se ka menduar edhe mundësinë që një ditë të jetojë atje.

Ndërkohë, disa fotografi të fundit të çiftit me unaza ari kanë nxitur spekulime për një martesë të mundshme.
Megjithatë, burime pranë tyre kanë mohuar se bëhet fjalë për unaza martese, duke shpjeguar se ato lidhen me përkushtimin dhe marrëdhënien e tyre.

Sipas burimeve, Gigi dhe Bradley janë veçanërisht të afërt kur nuk janë të angazhuar me punë. Edhe vajzat e tyre thuhet se kanë krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Në një lidhje që prej vitit 2023, dyshja vazhdon të ruajë një pjesë të madhe të jetës private, ndërsa deklaratat e fundit të Hadid tregojnë se sinqeriteti, qetësia dhe mbështetja reciproke janë ndër elementet më të rëndësishme të marrëdhënies së tyre.


