Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mickoski: Bisedimet për BE-në vazhdojnë, nuk ka asgjë të fshehtë

Press Online20 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nuk ka absolutisht asnjë dilemë se do të bisedojmë, po bisedojmë dhe kemi biseduar, me qëllim që të kërkojmë një zgjidhje. Çështja është se për çfarë bisedoni dhe cila është vija juaj e kuqe deri ku jeni të gatshëm të shkoni në këto bisedime. Kjo është detyra jonë ndaj qytetarëve që na kanë dhënë besimin, por edhe si Qeveri, të bisedojmë. Këtu nuk ka asnjë sekret dhe do të vazhdojmë të bisedojmë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

Mickoski theksoi se askush nuk e ka kundërshtuar nevojën për dialog dhe se kjo çështje ka qenë vazhdimisht në agjendën e kontakteve të tij me liderë evropianë.

“Kur isha në Tivat, temat për të cilat bisedova me presidentin francez Makron dhe kancelarin e Gjermanisë, Merc, tema kryesore ishte avancimi i këtij procesi dhe zhbllokimi i pengesës që kemi përpara”, tha ai.

Sipas Mickoskit, Qeveria është duke zhvilluar kontakte dhe bisedime, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht janë hapur negociata formale.

“Nëse dikush mendon se tani duhet të ulemi në tavolinë dhe zyrtarisht t’i fillojmë negociatat apo bisedimet, kjo nuk funksionon kështu. Edhe ne do të dëshironim të kishim bisedime të tilla, nëse krijohet mundësia. Pra, kemi biseduar, po bisedojmë dhe do të vazhdojmë të bisedojmë”, u shpreh kryeministri në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel.

“Nga aty nisemi dhe përpiqemi të rikthejmë diçka”

Mickoski tha se problemi kryesor është pozicioni që, sipas tij, Qeveria e mëparshme ia kishte lënë vendit përmes marrëveshjeve të nënshkruara.

“Pozicioni ynë ishte krejtësisht tradhtar dhe humbës, bazuar në atë që kishte nënshkruar Qeveria e mëparshme”, deklaroi ai.

“E tani, prej aty nisemi dhe përpiqemi, hap pas hapi, të rikthejmë diçka që mund të rikthehet. Prandaj, do të vazhdojmë të bisedojmë”, tha Mickoski.

Kontakte të drejtpërdrejta me liderët evropianë

Duke folur për mundësinë e ekzistimit të një ndërmjetësi apo lehtësuesi në këto bisedime, Mickoski tha se kontaktet zhvillohen kryesisht me zyrtarë të lartë shtetërorë – presidentë dhe kryeministra, si dhe me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Ai bëri të ditur gjithashtu se janë vendosur kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet kabineteve të kancelarit gjerman Merc dhe presidentit francez Makron me kabinetin e tij.

“Nuk është sekret që edhe kur ishte presidenti Košta, edhe kur ishte komisionerja për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë së mirë, ne e diskutonim këtë çështje. Tema qendrore e takimeve tona dypalëshe është pikërisht kjo. Pra, këtu nuk ka asgjë të fshehtë, as nën e as mbi radar”, tha Mickoski.

Sipas tij, krahas zgjidhjes së problemeve dhe sfidave të brendshme, një nga detyrat kryesore të Qeverisë është përballja me sfidat ndërkombëtare dhe të jashtme.

“Kjo është thelbi i kësaj Qeverie: përveç kujdesit për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të brendshme, të arrijë të zgjidhë edhe sfidat ndërkombëtare, përkatësisht ato të jashtme, të cilat janë shumë më të mëdha, duke pasur parasysh pozicionin nga i cili nisëm. Sepse pozicioni që na la Qeveria e mëparshme ishte i humbur 100:0”, përfundoi Mickoski.

Previous ArticleMoti sot në Maqedoninë e Veriut
Next Article Mickoski hap derën për zgjedhje të parakohshme, BDI: Le të shpërndahet Kuvendi

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.