Zbardhet dinamika e aksidentit fatal në Durrës, ku humbi jetën një 66-vjeçar.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur shoferi 26-vjeçar i taksisë, Aldi Talelli, ka parkuar makinën fillimisht në vijat e bardha, e në një moment të dytë, makina duket se del nga kontrolli dhe hipën në trotuar.
Në këtë moment kanë qenë duke kaluar disa qytetarë, mes tyre edhe një vajzë e vogël, ndërsa makina ka marrë para dhe ka përplasur në pjesën e biznesit 66-vjeçarin, Fezi Dine.
Shoferi shihet brenda në makinë, ku pas përplasjes ka ecur mbrapsht, ndërsa nuk ka dalë nga mjeti.
LEXO EDHE: Me shapka e kapele, ky është momenti kur i shumëkërkuari “mbërthehet” nga forcat RENEA!
Edhe pse qytetarët i kanë dhënë ndihëm e parë dhe më pas është transportuar në spital, si pasojë e plagëve i plagosuri ka humbur jetën në spital.
LEXO EDHE: Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë
Drejtuesi i taksisë, Aldi Talelli 26 vjeç, është arrestuar nga policia. Ai rezulton me dokumentacion të rregullt për drejtimin e taksisë (dëshmi për taksi). Ka 8 vjet në drejtim automjeti. Sipas testit të kryer, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.
Aktualisht po merret në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore. Në komunikimet e para, taksisti 26-vjeçar ka deklaruar se “i ka ikur mjeti”.
Shkaku i saktë do të përcaktohet nga hetimet dhe ekspertiza.


