Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka konstituuar legjislaturën e 11-të. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë thirrje edhe një herë për kohë shtesë, pasi sipas tij, duhet ende negociata me partitë tjera për të formuar institucionet.
Kryesuesi Avni Dehari e miratoi kërkesën e Kurtit dhe kërkoi nga partitë që të ketë negociata.
Pas kësaj, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit duke shkaktuar rrëmujë dhe ndërhyrjen e sigurimit. Seanca u ndërpre.


