Futbollisti i Anglisë, Ivan Toney, është akuzuar për sulm në një klub nate në qendër të Londrës.
30-vjeçari luan për Al-Ahlin në Arabinë Saudite. Ai u akuzua më 31 korrik, pas një incidenti që ndodhi më 6 dhjetor, shkruan BBC të premten.
Ish-sulmuesi i Brentfordit startoi në fitoren 6:4 të Anglisë ndaj Francës, në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës.
Toney është akuzuar për sulm që shkaktoi lëndime trupore.


