Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zbardhet skema e “vejushave të zeza” në Rusi/ Martesa të rreme me ushtarët para se të nisen në luftë, arsyeja: Përfitimi i miliona rublave si kompensim në rast vdekjeje

Press Online5 Gusht 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë jo vetëm pasoja në fushën e betejës, por edhe fenomene të reja sociale.

Një prej tyre është ai i të ashtuquajturave “vejusha të zeza”, gra që dyshohet se martohen me ushtarë rusë pak para se ata të nisen për në front, me qëllimin për të përfituar kompensimin shtetëror në rast të vdekjes së tyre.

Fenomeni ka shkaktuar reagime të forta në Rusi, pasi familjet e ushtarëve pretendojnë se po privohen nga përfitimet financiare që u takojnë.

Sipas legjislacionit rus, në rast se një ushtar humb jetën në luftë, përfituesi i tij ligjor mund të marrë një kompensim prej 5 milionë rublash (rreth 64 mijë dollarë). Autoritetet dhe mediat shtetërore ruse pretendojnë se kjo skemë është shfrytëzuar nga persona që lidhin martesa të rreme me ushtarë, vetëm pak ditë para nisjes së tyre në Ukrainë.

Në muajt e fundit janë raportuar disa raste që kanë tronditur opinionin publik. Mes tyre është edhe rasti i një infermiereje në një spital ushtarak, e cila u pushua nga puna pasi u akuzua se ishte martuar me pesë ushtarë të plagosur nën kujdesin e saj, përpara se ata të ndërronin jetë, me synimin për të përfituar kompensimet.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022, Kremlini lehtësoi procedurat e martesës për rekrutët që dërgoheshin në front, në kuadër të politikave për mbështetjen e familjeve dhe promovimin e “vlerave tradicionale”. Megjithatë, sipas raportimeve, kjo politikë ka krijuar edhe hapësira për abuzime.

Rasti mori jehonë edhe në vitin 2025, kur një agjente imobiliare në Siberi u filmua duke u sugjeruar grave të martoheshin me ushtarë që niseshin për luftë, me argumentin se kompensimi shtetëror mund t’u mundësonte blerjen e një shtëpie. Pas reagimeve të forta, ajo dhe prezantuesja e emisionit ku u bënë deklaratat u dënuan me punë në komunitet dhe kërkuan falje publikisht.

Ndërkohë, gjykatat ruse kanë shqyrtuar disa mosmarrëveshje mes familjarëve të ushtarëve të vrarë dhe grave me të cilat ata ishin martuar pak para nisjes në front. Në disa raste, gjykatësit kanë rrëzuar të drejtën për përfitimin e kompensimit, duke konstatuar elemente që ngjallnin dyshime për abuzim.

Po ashtu, janë ngritur akuza se në disa raste edhe pjesëtarë të forcave të armatosura ruse kanë ndihmuar në organizimin e martesave të rreme dhe në dërgimin e ushtarëve në misione me rrezik të lartë. Sipas raportimeve, autoritetet ruse kanë nisur hetime, por deri më tani nuk ka pasur një përditësim zyrtar për rezultatet e tyre.

Previous ArticleVendimi i Mourinhos shkakton krizë te Real Madridi – ylli i skuadrës kërkon largimin
Next Article Çmimet e naftës rriten, pasiguria për Ngushticën e Hormuzit dhe tensionet në Detin e Kuq mbajnë tregjet në alarm

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.