Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ndahet papritur nga jeta luftëtari i UFC-së

Press Online5 Gusht 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Luftëtari brazilian i arteve marciale mikse (MMA), Allan Nascimento, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare, ka konfirmuar organizata UFC.

Sipas njoftimit zyrtar të UFC-së, Nascimento u gjet pa shenja jete të hënën në mëngjes, pasi dyshohet se pësoi një atak në zemër gjatë gjumit.

“Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor që mbërriti në vendngjarje, ai u shpall i vdekur aty”, thuhej në deklaratën e UFC-së.

Organizata amerikane shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe të gjithë njerëzit e afërt të sportistit brazilian.

Nascimento ishte pjesë e UFC-së që prej vitit 2021 dhe garonte në kategorinë flyweight.

Ndeshjen e fundit ai e zhvilloi në qershor, ku humbi me vendim të ndarë ndaj Mitch Raposo. Në total, braziliani mbylli karrierën me një rekord prej 22 fitoresh dhe 7 humbjesh në MMA, ndërsa në UFC regjistroi 4 fitore dhe 2 humbje.

Ai ishte pjesë e ekipit të njohur brazilian Chute Boxe, nën drejtimin e trajnerit Diego Lima, dhe kishte stërvitur krah për krah me disa nga emrat më të njohur të MMA-së, përcjell tch, përfshirë ish-kampionin e UFC-së, Charles Oliveira, si dhe luftëtarin Elves Brener.

Charles Oliveira i bëri një dedikim prekës mikut të tij në rrjetet sociale.

“Sot humba një vëlla që loja e luftës ma dha. Faleminderit që ishe gjithmonë pranë meje, që ndamë tapetet dhe qoshen. Nuk kam asgjë tjetër veç mirënjohjes që të pata pranë në stërvitje, në ndeshje dhe në jetën e përditshme. Të dua, vëlla. Je një legjendë”, shkroi Oliveira.

Edhe Elves Brener reagoi për ndarjen nga jeta të Nascimento.

“Faleminderit për këtë rrugëtim të mrekullueshëm, vëlla. Ishe gjithmonë një person i jashtëzakonshëm dhe sot është një ditë jashtëzakonisht e trishtuar për të gjithë ne te Chute Boxe. Do të të mbaj gjithmonë në zemër, kampion”, shkroi ai.

Ekipi Chute Boxe e përshkroi Nascimenton si një “luftëtar, mik, garues të përkushtuar dhe një njeri të jashtëzakonshëm”.

“Allan frymëzoi brenda dhe jashtë kafazit me vendosmërinë, përulësinë, respektin dhe shpirtin e tij luftarak. Prania jote do të na mungojë pa masë. Pusho në paqe Allan, emri yt, historia jote dhe trashëgimia jote do të jetojnë përgjithmonë”, thuhej në mesazhin e ekipit.

 

Previous ArticlePM deklarohet pas lajmeve për krisje me Sarën
Next Article Era e Nora për pak sa nuk u puthën në buzë në Sunny Hill

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.