Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave për të lehtësuar barrën e qytetarëve përballë çmimeve të karburanteve.
Përmes një postimi, Ymeri tha se vetëm brenda një muaji shteti ka inkasuar mbi 50 milionë euro nga TVSH-ja dhe akciza e naftës, duke theksuar se të hyrat në buxhet nuk po preken.
“Ajo që nuk po na thuhet direkt: Nuk preket arka e (pu)shtetit. Xhepi i qytetarit duhet të durojë”, shkroi ajo, duke kërkuar që ekzekutivi të ndërmarrë masa për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.


