Kryeminsitri Edi Rama u intervistua në zyrën e tij nga influenceri ukrainas Max Klymenko.
Gjatë bisedës me kryeministrin Rama, Klymenko e pyeti se cila ishte ndihma që Shqipëria po i jep Ukrainës, si dhe cilin nga liderët botëror ka marrdhënie më të mira.
I pyetur nga influenceri se cila është pjesa më e vështirë e punës, me batuta Rama iu përgjith: “Të mos çmendesh”.
Intervista:
Klymenko: Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në këtë dhomë. Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në këtë dhomë. Nuk ka njeri këtu. Shqipëria ka një nga flamujt më të bukur që ekzistojnë. Oh, përshëndetje.
Rama: Përshëndetje.
Klymenko: Si po ia kalon?
Rama: Mirë.
Klymenko: Thjesht dua të të bëj disa pyetje, nëse është në rregull.
Rama: Sigurisht.
Klymenko: Cila do të thoshe se është pjesa më e vështirë e punës tënde?
Rama: Të mos çmendesh.
Klymenko: Dhe cila është pjesa jote e preferuar e punës?
Rama: Gjërat që janë të mira për njerëzit.
Klymenko: Si po e ndihmon Shqipëria Ukrainën?
Rama: Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë. Ne nuk jemi një vend i madh. Nuk jemi as një vend i pasur. Por kemi qenë pranë saj me gjithçka që kemi mundur.
Klymenko: Sipas mendimit tënd, cili është kërcënimi më i madh për Shqipërinë?
Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët, në kuptimin që duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të vazhdojmë në drejtimin drejt Bashkimit Evropian. Dhe sapo të jemi brenda Bashkimit Evropian, do të jemi të sigurt edhe nga vetja jonë.
Klymenko: Puna juaj është puna e dytë në botë me më pak gjumë. Vetëm mjekët flenë më pak se politikanët. Sa gjumë bën zakonisht?
Rama: Mesatarisht pesë orë, mund të jetë edhe më pak.
Klymenko: Me cilin nga liderët botërorë do të thoshe se ke marrëdhënien më të mirë? Dhe me cilin do të thoshe se ke marrëdhënien më sfiduese?
Rama: Kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgian. Kemi gjithashtu një marrëdhënie të veçantë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese me Mark Rutte kur ai ishte kryeministër i Holandës. Por më pas u bëmë miq shumë të mirë dhe kemi një miqësi të veçantë. Dhe ai është, pa diskutim, njeriu që di ta menaxhojë më mirë Donald Trump-in.
Klymenko: Sa profesione ke pasur në jetën tënde? Nëse mund të rendisësh disa nga gjërat që ke bërë.
Rama: Kam qenë artist me kohë të plotë dhe më pas u bëra… A u bëra politikan? Shpresoj që jo. Por, përndryshe, kam bërë shumë gjëra. Kam luajtur basketboll, kam arritur deri në ekipin kombëtar, jo sepse isha shumë i mirë, por sepse isha i gjatë.
Klymenko: Je i lumtur për Knicks?
Rama: Nuk e ndjek më basketbollin me fanellat e zeza jashtë fushës. Nuk është më i njëjti sport.
Klymenko: Dhe së fundi, e shoh që duhet të ikim. Së fundi, pyetja që u bëj është: çfarë këshille do t’i jepje një të riu sot?
Rama: Dëgjo, kur isha fëmijë, isha gjithmonë shumë, shumë në siklet kur duhej të merrja këshilla. Dhe kur u bëra i ri, i premtova vetes se sapo të bëhesha i rritur, nuk do t’u jepja kurrë këshilla të rinjve. Nuk është ide e mirë.









