Futbolli dhuron herë pas here rastësi të jashtëzakonshme, dhe një prej tyre lidhet me Zinedine Zidane.
Legjenda franceze e zhvilloi ndeshjen e fundit të karrierës së tij si futbollist në finalen e Kupës së Botës 2006, ku Franca u përball me Italinë.
Ajo sfidë mbeti në histori për kartonin e kuq të Zidane pas incidentit me Marco Materazzin, ndërsa Italia triumfoi pas goditjeve të penalltive.
Plot 20 vjet më vonë, historia krijon një tjetër lidhje simbolike.
Ndeshja e parë në shtëpi e Zinedine Zidane si trajner i kombëtares së Francës do të jetë pikërisht ndaj Italisë, sivjet.









