Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kërkohet komision hetimor dhe interpelancë për Stoillkoviqin! “Këto janë gjëra të shpikura”, thotë Stoillkoviq

Press Online31 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një Komision Anketues do ta shqyrtojë incidentin me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoillkoviq, i cili ndodhi në ditën e rikonstruimit të Qeverisë dhe emërimit të tij në funksionin e ri. Iniciativa është e grupit parlamentar të BDI-së dhe sot është dorëzuar në Kuvend, ku thuhet se Komisioni Hetimor do të ketë mandat të shqyrtojë kronologjinë e ngjarjes dhe sjelljen e të gjitha personave të përfshirë.

Një çështje veçanërisht e rëndësishme është edhe refuzimi për të mundësuar qasje në incizimet nga sistemi zyrtar i videokamerave të Kuvendit. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur gjatë ushtrimit të funksioneve publike dhe përfshin funksionarë shtetërorë, ekziston interes i qartë publik që të gjitha dëshmitë relevante të jenë objekt i verifikimit institucional, thuhet në iniciativë.

 “Zoti Gashi ishte aty në Kuvend kur ndodhi ai incident, nga ana e një ministri me emrin Stoillkoviq. Sigurisht që do të kërkojmë një Komision Hetimor, sepse incidenti nuk është i vogël. Kjo është një fyerje ndaj deputetëve që kanë mandat nga qytetarët dhe për këtë arsye do të insistojmë që ky rast të zbardhet sa më shpejt, që të mos përsëritet edhe një herë”, tha Bekim Rexhepi nga BDI.

Stoillkoviq, ndërkaq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë incidentit e ka ofenduar edhe deputeten Arbana Pasholli, tha se të gjitha këto janë gjëra të shpikura.

 “Nuk keni çfarë të përgjigjeni ndaj fantazmagorive, thjesht dhe qartë. Për gjëra të shpikura, çfarë përgjigje mund të jepni? Dikush mund të shpikë se nuk e di çfarë kam bërë, ashtu siç unë mund të them se ajo më ka ofenduar mua. Nuk është aspak e vërtetë. Pra, unë as nuk kam biseduar me të, as nuk kam pasur ndonjë kontakt fizik dhe asgjë tjetër, dhe tani si të mohoj diçka që fare nuk ka ndodhur. Nuk kam ide”, u shpreh Ivan Stoillkoviq – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Për formimin e Komisionit Hetimor u rreshtua edhe opozitarja LSDM. Përveç kësaj, kryetari i partisë, Venko Filipçe, në një takim me gazetarët theksoi se për ofendimet, kërcënimet dhe sjelljen e dhunshme të Stoillkoviqit do të paraqesin interpelancë.

 “Ekziston iniciativa për Komision Anketues për Ivan Stoillkoviqin për atë që ndodhi gjatë rikonstruimit të Qeverisë. Ne jemi këtu të nënshkruar me qëllim që vetëm të sigurohet numri i mjaftueshëm i nënshkrimeve që të pranohet. Ne do të paraqesim interpelancë për Stoillkoviqin sapo Kuvendi të fillojë punën në shtator”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Nga LSDM-ja kërkuan që kryetari i Kuvendit Gashi  t’i dorëzojë incizimet e incidentit që ka ndodhur në korridor, pikërisht para dyerve të sallës së Kuvendit. Por Gashi, dje u tha gazetarëve  se incizimet brenda sallës së Kuvendit janë të disponueshme, ndërsa ato jashtë sallës nuk mund t’i japë për shkak të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas dëshmive të disa deputetëve, Stoillkoviq u është drejtuar me sharje, ofendime dhe provokime deputetëve të LSDM-së, Fatmir Bytyqit dhe Mitko Trajçuleskit, gjë që për pak ka kaluar në përleshje fizike. Pas këtij incidenti, kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi falje.

Previous ArticleZelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Next Article ИЈЗ со препораки за заштита на здравјето при патување

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.