Fjolla Svirca Mehmeti shkëlqen në Greqi, paraqitja e saj ngjan me një modele pasarele

featured

Fjolla Svirca Mehmeti po shijon ditët e verës në Greqi, prej nga ka ndarë me ndjekësit disa fotografi që kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të bardhë, duke reflektuar elegancë dhe stil. Kombinimi i veshjes i ka dhënë një pamje që të kujton modelet e pasarelave.

Për ta kompletuar paraqitjen, Fjolla ka zgjedhur një kapele me rrjetë, një aksesor që këtë sezon është ndër trendët më të pëlqyer të verës.

Me këtë paraqitje, Fjolla ka dëshmuar edhe një herë se di të kombinojë thjeshtësinë me elegancën./ Kosovarja.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *