Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

E vërteta del në dritë! A do martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina këtë fundjavë?

Press Online31 Korrik 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prej ditësh, rrjetet sociale janë mbushur me pretendime se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez do të kurorëzonin dashurinë këtë fundjavë. Megjithatë, raportimet e fundit hedhin poshtë këto spekulime.

Sipas revistës ¡HOLA!, çifti nuk ka në plan të organizojë një ceremoni martese gjatë kësaj fundjave, pavarësisht zhurmës së madhe që është krijuar në internet.

Thashethemet nisën pasi një televizion portugez publikoi atë që u pretendua se ishte një ftesë dasme. Sipas dokumentit, Ronaldo dhe Georgina do të martoheshin më 1 gusht në Quinta da Regaleira, një rezidencë historike në Sintra të Portugalisë.

Raportimet shkonin edhe më tej, duke pretenduar se të ftuarit ishin udhëzuar të visheshin me të zeza, një detaj që nxiti edhe më shumë diskutime në rrjet.

Megjithatë, burime pranë çiftit, të cituara nga ¡HOLA!, kanë sqaruar se ceremonia nuk do të zhvillohet këtë fundjavë. Gjithashtu, prona ku pretendohej se do të mbahej dasma vazhdon të jetë e hapur për vizitorët, çka përforcon dyshimet se nuk është rezervuar për një event privat.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë në një lidhje prej afro dhjetë vitesh dhe konsiderohen një nga çiftet më të famshëm në botën e sportit dhe showbizit. Edhe pse lidhja e tyre nisi larg vëmendjes së mediave, me kalimin e viteve ata janë shndërruar në një nga dyshet më të ndjekura në botë.

Georgina ka treguar më herët se ëndërron një ceremoni intime dhe larg bujës mediatike. Ajo ka folur gjithashtu me emocion për unazën që i ka dhuruar Ronaldo, duke e cilësuar si një nga dhuratat më të veçanta që ka marrë ndonjëherë.

Aktualisht, çifti po shijon pushimet me familjen dhe miqtë, mes ditëve në plazh, golfit, stërvitjeve dhe kohës së kaluar me fëmijët.

Ndërkohë, Ronaldo po përgatitet për rikthimin te Al Nassr, ndërsa angazhimet sportive pritet ta bëjnë të vështirë organizimin e një dasme në një afat të shkurtër.

Sipas raportimeve, një ceremoni në fund të këtij viti ose gjatë vitit të ardhshëm shihet si skenari më i mundshëm. Deri atëherë, çifti vazhdon jetën në Arabinë Saudite, ku krahas karrierës së futbollistit kanë investuar edhe në prona luksoze.

Previous ArticleLamine Yamal dhe Ines Garcia arratisen në Saint-Tropez pas triumfit me Spanjën!
Next Article Sot seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.