Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualisht me 2-vjeçaren, gjendet e pajetë me 21 fraktura

Press Online30 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një gjykatë në Britani shpalli fajtore 26-vjeçaren Aleksandra Walker dhe partnerin e saj 22-vjeçar, Harrison Simpson, për vrasjen e vajzës dyvjeçare Izabel. Sipas vendimit, Simpson u dënua edhe për sulm seksual ndaj të miturës, ndërsa Walker u shpall e pafajshme vetëm për këtë akuzë.

Ngjarja tronditëse u zbulua më 13 shtator 2025, kur ekipet e emergjencës gjetën Izabel pa puls në fund të shkallëve të banesës. Prokuroria deklaroi se nëna vonoi të thërriste ambulancën, megjithëse kishte kërkuar në internet për gjakderdhjen e fëmijës dhe kishte telefonuar fillimisht njerkun e saj.

Mjekët konstatuan se vajza kishte mavijosje në të gjithë trupin, plagë në kokë, qafë, bark dhe organet gjenitale, ndërsa autopsia zbuloi se ajo kishte pësuar 21 fraktura në javët para vdekjes. Ekspertët thanë se fëmija ishte tronditur me forcë dhe kishte marrë një goditje fatale në kokë.

Pamjet e Isabelle nga qershori i vitit 2025 tregonin se ajo ishte një fëmijë “i lumtur dhe i shëndetshëm” përpara se Harrison Simpson të vinte në jetën e saj, thanë prokurorët.

Gjatë gjykimit u bë e ditur se Walker kishte dyshuar se partneri i saj mund të ishte pedofil, por nuk i dha fund lidhjes. Vetëm pak ditë para vdekjes së Izabel, ajo ishte dërguar në spital me këmbë të thyer, ndërsa gjyshja kishte shprehur shqetësimin se vogëlushja “dukej sikur po keqtrajtohej”.

Sipas hetimeve, natën para ngjarjes çifti kishte konsumuar alkool dhe kanabis. Gjykatësja falënderoi jurinë për trajtimin e një çështjeje kaq të rëndë dhe njoftoi se dënimi i të pandehurve do të shpallet të enjten.

/vizionplus.tv

Previous ArticleNusja merr vendimin e rëndësishëm në familjen e Naim dhe Mihrije Brahës
Next Article Kuvendi i LDK-së, Zeneli: Synojmë një vizion që bashkon anëtarësinë dhe elektoratin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.