Pas ndarjes, Klodi dhe Elijona zbulojnë romancën e re: Reagimi i Alice Masellit

featured

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, marrëdhënia mes Klodian Mihajt dhe Alice Masellit ka marrë një kthesë të papritur. Ndërsa dyshja kishte ndarë momente të shumta gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, tani ata janë në rrugë të ndara.

Gjatë kohës që Klodi ishte pjesë e formatit, lidhja e tij me Alicen ishte një nga faktorët që e pengonte atë të krijonte një afërsi më të madhe me Elijona Binakajn. Tani, pas ndarjes, ai duket se ka vendosur të ndjekë një rrugë të re në jetën e tij personale.

Pas daljes nga Big Brother, marrëdhënia e tij me Elijonën ka marrë një drejtim të ri, duke e konfirmuar publikisht romancën e tyre. Të dy kanë vendosur të vazhdojnë njohjen e tyre jashtë kamerave, duke lënë pas historinë e kaluar.

Një fotografi e fundit, ku Klodi dhe Elijona shfaqen duke u puthur, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Ky imazh ka bërë xhiron e TikTok-ut, duke u shpërndarë masivisht nga përdoruesit.

Shumë nga ndjekësit e Alice kanë shpërndarë këtë fotografi në profilin e saj, duke e etiketuar dhe komentuar vazhdimisht mbi situatën. Kjo ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga ish-partnerja e Klodit.

Alice ka vendosur të reagojë publikisht ndaj këtij situate, duke kërkuar nga ndjekësit e saj që të ndalojnë përfshirjen e saj në historinë e ish-partnerit. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e respektit nga ana e ndjekësve.

“Njerëz, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit,” ka thënë ajo në një postim të saj.