Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Merz: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet me qindra miliarda euro

Press Online30 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se propozimi fillestar i Komisionit Evropian për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian, me vlerë pothuajse 2 trilionë euro, duhet të reduktohet me qindra miliarda euro, ndërsa e cilësoi si “të papranueshëm” edhe planin për krijimin e 2.500 vendeve të reja të punës në institucionet e BE-së.

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin irlandez, Micheál Martin, Merz e quajti planin e Komisionit “të papranueshëm” dhe “jo të balancuar”.

“Për këtë arsye na duhet një projektbuxhet që parashikon shkurtime në të gjitha fushat, në vlerën e disa qindra miliardë eurove. Këto shkurtime janë të domosdoshme”, u shpreh kancelari gjerman.

I pyetur nga POLITICO nëse kjo nënkupton të njëjtin reduktim prej 400 miliardë eurosh, siç ishte përmendur në një dokument gjerman në fund të muajit të kaluar, Merz nuk dha detaje, duke theksuar se negociatat janë ende në zhvillim.

Merz kritikoi gjithashtu planin e Komisionit Evropian për rritjen e numrit të punonjësve në institucionet e BE-së. Sipas Brukselit, shtimi i stafit është i nevojshëm për të përballuar ngarkesën më të madhe të punës si pasojë e krizave aktuale gjeopolitike.

“Është e papranueshme që tani të krijohen 2.500 vende të reja pune në institucionet evropiane. Ne nuk do ta pranojmë këtë”, tha ai, duke shtuar se Gjermania synon të reduktojë numrin e punonjësve të administratës shtetërore me 8% deri në vitin 2029.

Irlanda përballet me negociata të vështira

Si vend që mban presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, Irlanda do të duhet të paraqesë një propozim të ri për buxhetin përpara samitit të liderëve të BE-së që pritet të zhvillohet në tetor.

Kryeministri Micheál Martin do të përballet me sfidën e balancimit të kërkesës së Gjermanisë për shkurtime me presionin e vendeve që mbështesin një buxhet më të madh, si Italia, Spanja dhe Polonia.

Më herët, presidenca qipriote e Këshillit kishte propozuar një ulje prej 2% të projektbuxhetit të Komisionit, por kjo u konsiderua e pamjaftueshme nga Gjermania dhe aleatët e saj në Evropën Veriore.

Në konferencën për shtyp, Martin u tregua i rezervuar ndaj kërkesave gjermane, duke deklaruar se do të “dëgjojë me kujdes kancelarin për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme për të dhe për Gjermaninë”.

“Besoj se, nëse të gjithë i qasemi kësaj detyre me frymën e duhur, mund të arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit”, tha ai.

Një tjetër çështje e ndjeshme për Irlandën mbetet identifikimi i burimeve të reja të financimit të buxhetit të BE-së, të njohura si “burimet e veta”, të cilat kërkojnë miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare.

Komisioni Evropian propozoi vitin e kaluar pesë burime të reja financimi, përfshirë rritjen e taksave mbi produktet e duhanit dhe një taksë të re për bizneset në Bashkimin Evropian, me synimin për të siguruar të ardhura shtesë për financimin e shpenzimeve në rritje për mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë, pa u mbështetur vetëm te kontributet më të larta të qeverive kombëtare.

Gjermania ka kundërshtuar fuqishëm taksën për bizneset dhe ka refuzuar edhe propozimet që Komisioni të përjashtojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të lehtësuar arritjen e një kompromisi.

Gjatë konferencës për shtyp, Martin përsëriti gjithashtu kundërshtimin e Irlandës ndaj vendosjes së një takse digjitale, e cila mbështetet nga Parlamenti Evropian dhe presidenti francez Emmanuel Macron, duke paralajmëruar se një masë e tillë do të cenonte Marrëveshjen Tregtare të Turnberry të arritur vitin e kaluar me Shtetet e Bashkuara.

Previous ArticleBoksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partneres së tij: M’u bënë krahët dyfish më të mëdhenj…
Next Article 45 vjet nga dasma e Dianës, dita që e shndërroi në ‘princeshën e popullit’!

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.