Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti dhe Haxhiu takohen me admiralin e NATO-s

Press Online30 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me komandantin e Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin George Wikoff, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Aleancës.

Sipas Haxhiut, në takim u vlerësua roli i KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ajo tha se e falënderoi admiralin Wikoff për angazhimin e tij dhe ritheksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i pandryshueshëm.

“Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, shkroi Haxhiu në Facebook, duke shtuar se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara për forcimin e partneritetit me Aleancën.

Gjatë vizitës në Prishtinë, admirali Wikoff u prit edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Kurtit, në takim u diskutua për zhvillimet e sigurisë dhe koordinimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, ndërsa ai shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it në paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

NATO-ja udhëheq misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Aktualisht, KFOR-i është përgjegjës për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

Në qershor, NATO-ja njoftoi se do të nisë një rregullim gradual të pranisë së KFOR-it përgjatë rreth një viti, duke argumentuar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar.

Aleanca siguroi se nuk bëhet fjalë për tërheqje të misionit, por për optimizim të pranisë ushtarake.

Ajo theksoi se çdo reduktim do të varet nga gjendja në terren dhe se mund të zhbëhet nëse situata përkeqësohet.

Pas tensioneve në veri në vitin 2023, NATO-ja dërgoi trupa shtesë në Kosovë.

Aktualisht, në mision shërbejnë mbi 4.600 trupa nga 31 vende të botës.

Numri më i madh i tyre vjen nga Italia: 907.

Shtetet e Bashkuara janë të pranishme me 590 ushtarë.

Kosova e ka synim anëtarësimin në NATO, por katër vende të Aleancës Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania nuk e njohin ende pavarësinë e saj.

Në muajt e fundit, Kongresi amerikan ka shtuar mbështetjen për Kosovën, përmes rezolutave dypartiake që kërkojnë avancimin e rrugës së saj drejt NATO-s dhe riafirmojnë rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane në vend, por vendimi për anëtarësim kërkon mbështetjen unanime të 32 anëtarëve. /REL/

Previous ArticleBTS refuzon Grammy-t 2027? Vendimi i grupit ndez debat për kategorinë e re të muzikës pop aziatike?
Next Article Zyrtare: Zidane emërohet trajner i Francës

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.