Barcelona merr vendimin për Ferran Torres pas interesimit të PSG-së

featured

Megjithatë, Barcelona e konsideron 26-vjeçarin si një pjesë të rëndësishme të projektit të saj dhe është e vendosur të sigurojë të ardhmen e tij afatgjatë në klub.

Jo vetëm paraqitjet e tij në Kupën e Botës kanë rritur rëndësinë e Torresit, por edhe vështirësitë e Barcelonës për të transferuar Julian Alvarezin kanë ndikuar që klubi katalanas të kërkojë ta mbajë sulmuesin spanjoll me çdo kusht.

Sulmuesi 26-vjeçar shihet si një lojtar që mund të ofrojë fleksibilitet në repartin ofensiv, duke qenë në gjendje të luajë në disa pozita të sulmit dhe duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa taktike.Megjithatë, në fund do të jetë vetë Torres ai që do të vendosë nëse do të vazhdojë rrugëtimin e tij te Barcelona apo do të kërkojë një largim për një aventurë të re.