Sipas Mundo Deportivo, Tottenhami është seriozisht i interesuar për transferimin e Jules Kounde nga Barcelona dhe po përgatit një ofertë në vlerë prej 65 milionë eurosh. Klubi londinez vlerëson shumë aftësinë e francezit për të luajtur në disa pozita, duke e parë atë si një përforcim ideal për sistemin taktik të trajnerit.
Megjithatë, një transferim në këtë moment duket i vështirë, pasi Barcelona llogarit plotësisht te Kounde, i cili është një lojtar i rëndësishëm si në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes.
Tottenham vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e tij, veçanërisht për shkak të pasigurive të brendshme rreth të ardhmes së Cristian Romero dhe Djed Spence.
Aktualisht me pushime pas një paraqitjeje të mirë me Francën në Kupën e Botës, Kounde mbetet nën kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2030. Edhe pse është i kënaqur në “Camp Nou”, një ofertë shumë më e leverdishme nga Liga Premier, me pagë dukshëm më të lartë, mund ta bëjë mbrojtësin francez ta shqyrtojë një largim të mundshëm.
Lajme të ngjashme
SPORT








