Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

SHGM-së: Sulmet online, pasiguria ekonomike dhe mosndëshkueshmëria vazhdojnë të jenë kërcënim për gazetarët

Press Online29 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) prezantoi Raportin Vjetor “Treguesit për shkallën e lirisë së mediave dhe Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve 2025”, i cili ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi lirinë e mediave, pavarësinë profesionale dhe sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në Maqedoninë e Veriut,

Raporti tregon se gjatë vitit 2025 janë shënuar disa zhvillime pozitive, ndër të cilat krijimi i regjistrit të mediave online dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të këshillave të organit rregullator të mediave dhe të RTM-së.

Megjithatë, reformat thelbësore dhe harmonizimi i plotë i legjislacionit kombëtar me rregullativën e Bashkimit Evropian, përfshirë Aktin Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA), ende nuk kanë përfunduar.

Zbatimi praktik i garancive ligjore mbetet i paqëndrueshëm, ndërsa pavarësia dhe efikasiteti i një pjese të institucioneve vazhdojnë të jenë objekt debatesh publike.

Një pjesë e veçantë e raportit i kushtohet Indeksit të Sigurisë së Gazetarëve, i cili vlerëson kushtet e punës përmes katër dimensioneve kryesore: mjedisit juridik dhe organizativ, parandalimit, procedurave institucionale dhe sigurisë faktike.

Gjetjet tregojnë përmirësim të reagimit institucional në një pjesë të rasteve të sulmeve fizike, por sfida serioze vazhdojnë të mbeten kërcënimet online, gjuha e urrejtjes, diskreditimet publike, pasiguria ekonomike dhe lufta jo mjaftueshëm efektive kundër mosndëshkueshmërisë.

Veçanërisht shqetësuese është rritja e ngacmimeve online dhe sulmeve seksiste të drejtuara ndaj gazetareve, gjë që tregon se hapësira digjitale po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për ushtrimin profesional të gazetarisë.

Raporti vëren gjithashtu se cenueshmëria ekonomike e mediave mbetet një nga problemet kryesore. Statusi i ulët socio-ekonomik i gazetarëve, veçanërisht në mediat private dhe lokale, mungesa e sigurisë në vendin e punës dhe rreziqet që lidhen me rikthimin e reklamimit shtetëror mund të ndikojnë negativisht në pluralizmin mediatik, pavarësinë editoriale dhe transparencën në shpërndarjen e mjeteve publike.

Raporti vjetor është përgatitur në kuadër të rrjetit rajonal SafeJournalists, i cili këtë vit shënon dhjetëvjetorin e themelimit. Ky rrjet është nisma më e madhe rajonale për monitorimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, ku SHGM merr pjesë së bashku me shoqatat partnere të gazetarëve nga rajoni.

Gjatë dekadës së fundit, SafeJournalists ka zhvilluar një metodologji unike dhe të standardizuar kërkimore, e cila mundëson të dhëna të krahasueshme, relevante dhe të besueshme për vendet e rajonit. Gjetjet dhe të dhënat nga raportet e SHGM-së përdoren gjithashtu si burim referues në raportet ndërkombëtare mbi gjendjen e lirisë së mediave dhe të drejtave të njeriut, përfshirë dokumentet e Komisionit Evropian dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Raporti paraqet mjet të rëndësishëm për hartimin e politikave të bazuara në fakte dhe për monitorimin e reformave në fushën e mediave. Lufta kundër mosndëshkueshmërisë për sulmet ndaj gazetarëve, harmonizimi i legjislacionit vendor me standardet evropiane dhe përmirësimi i kushteve profesionale dhe ekonomike të punës mbeten parakushte kyçe për një gazetari të lirë, të sigurt dhe të pavarur në Maqedoninë e Veriut.

Previous ArticleAksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar
Next Article Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë Egjiptit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.