Fetai nis stërvitjet me Dinamon, zyrtarizimi pritet së shpejti

featured

Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Imran Fetai, është shumë pranë transferimit te Dinamo e Bukureshtit. Palët kanë arritur marrëveshje dhe mbetet vetëm finalizimi i dokumentacionit, ndërsa prezantimi zyrtar pritet në ditët në vijim, njofton Koha.mk.

Fetai tashmë ka nisur stërvitjet me skuadrën rumune, edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht. Ai largohet nga Shkëndija pas 44 paraqitjeve në të gjitha garat, ku realizoi dy gola dhe dy asistime, duke qenë një nga lojtarët kyç të mbrojtjes.

Transferimi te Dinamo do të jetë aventura e parë ndërkombëtare në karrierën e 25-vjeçarit, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e Tikveshit dhe Besës 1976. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është rreth 700 mijë euro.