Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BE detyron etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Press Online28 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga kjo e diel, Bashkimi Evropian do të zbatojë një fazë të re të Aktit për Inteligjencën Artificiale (AI Act), duke detyruar kompanitë të etiketojnë përmbajtjen e krijuar ose të manipuluar nga inteligjenca artificiale.

Qëllimi është që qytetarët të kuptojnë menjëherë nëse një tekst, imazh, video apo audio është krijuar nga AI apo është autentik.

Rregullat kërkojnë që sistemet e inteligjencës artificiale, si chatbot-ët, të identifikohen qartë si të tillë. Po ashtu, përmbajtja e gjeneruar nga IA duhet të shoqërohet me etiketa ose shenja të dallueshme, si watermark-e dixhitale apo forma të tjera identifikimi.

Kompanitë që nuk respektojnë këto kërkesa mund të përballen me gjoba të larta.

Një shqetësim i madh për BE-në janë deepfake-et, tekste, fotografi, video ose regjistrime zanore që duken reale, por janë krijuar ose manipuluar me inteligjencë artificiale.

Sipas zyrtarëve evropianë, IA po e bën gjithnjë e më të vështirë dallimin mes përmbajtjes së vërtetë dhe asaj sintetike, duke rritur rrezikun e dezinformimit në shkallë të gjerë.

Rregullat zbatohen për përmbajtjen e krijuar për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi i IA për nevoja thjesht personale nuk preket.

Gjithashtu, tekstet që informojnë publikun për çështje me interes të përgjithshëm do të duhet të etiketohen nëse janë gjeneruar nga IA pa mbikëqyrje editoriale njerëzore.

Sistemet ekzistuese kanë afat deri më 2 dhjetor për t’u përshtatur me kërkesat e reja, ndërsa veprat artistike, satirike, krijuese ose fiksionale përfitojnë nga disa përjashtime.

Kompanitë e mëdha teknologjike kanë nisur tashmë zbatimin e këtyre praktikave. TikTok kërkon prej vitesh që krijuesit të etiketojnë përmbajtjen e gjeneruar nga IA, ndërsa Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram.

Edhe Google ka nënshkruar kodin evropian të transparencës për IA dhe po zhvillon mjete të reja për identifikimin dixhital të përmbajtjes së krijuar nga inteligjenca artificiale, megjithëse paralajmëron se mbingarkesa me etiketa mund të krijojë konfuzion për përdoruesit.

Previous ArticleZidane, zyrtarisht trajneri i ri i Francës: Sfida e madhe pas epokës Deschamps
Next Article Пожарот кај Велес се прошири кон патот за Штип, МВР го регулира сообраќајот

Lajme të ngjashme

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.