Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zidane, zyrtarisht trajneri i ri i Francës: Sfida e madhe pas epokës Deschamps

Press Online28 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Siç pritej, Zinedine Zidane është emëruar trajner i kombëtares franceze të futbollit për meshkuj, duke pasuar Didier Deschamps, njoftoi sot Federata Franceze e Futbollit (FFF).

Presidenti i FFF-së, Philippe Diallo, e cilësoi Zidane një legjendë të futbollit francez, gjatë një konference për shtyp dhe bëri të ditur se ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030.

Zidane, 54 vjeç, ka fituar Kupën e Botës 1998 dhe Kampionatin Evropian 2000 si lojtar i kombëtares franceze, ekip i cili në atë kohë, drejtohej nga kapiteni Didier Deschamps.

Përvoja e tij si trajner është vetëm te klubi spanjoll “Real Madrid”, ku ka drejtuar ekipin në dy periudha, në vitet 2016-2018 dhe 2019-2021.

Gjatë këtyre viteve ai fitoi tre herë Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të kampionatit spanjoll (La Liga).

“E kam thënë shumë herë, nuk ka asgjë më të madhe se kombëtarja franceze. Prandaj është një kënaqësi dhe një nder i madh të bëhem trajner i kësaj skuadre. Por, është gjithashtu një përgjegjësi e madhe”, tha Zidane në një deklaratë.

Ish-lojtari, tre herë i shpallur “Futbollisti më i mirë në Botë”, prej kohësh ishte kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Francës pas largimit të Deschamps, i cili u tërhoq pas 14 vitesh në krye të kombëtares.

Deschamps fitoi Kupën e Botës si trajner në vitin 2018, e çoi Francën në finalen e Botërorit 2022, ndërsa në turneun e fundit ekipi francez u rendit i katërti.

Ndeshjet e para të Zidane, si trajner i Francës, do të jenë katër sfida në Ligën e Kombeve kundër Turqisë, Italisë dhe Belgjikës (dy herë), nga 25 shtatori deri më 5 tetor.

Previous ArticleItalia në krizë demografike: Lindjet arrijnë nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore
Next Article BE detyron etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Lajme të ngjashme

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohen favoritët e Championsit sipas parashikimeve të “Opta”

26 Nëntor 2026 SPORT

“Yamali i ri” i Barcelonës drejt huazimit, tri klube në garë për të

26 Nëntor 2026 SPORT

PSG dhe Atletico Madridi në garë për transferimin e yllit të Fenerbahçes

26 Nëntor 2026 SPORT

Nga Anglia në Spanjë, Evropa flet për Vedat Muriqin

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.