Sot varroset Andi Spahiu, 32-vjeçari që dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së shalqirit

featured
Press Online
27 Korrik 2026, 02:08

Gazeta Sinjali raportoi të shtunën për vdekjen tragjike të 32-vjeçarit Andi Spahiu nga Fushë Kosova, i cili dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së shalqirit.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerit Andi (Skender) Spahiu do të mbahet sot, në orën 17:00, në Varrezat e Fushë Kosovës.

Spahiu ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi një copë ushqimi dyshohet se i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, vdekja e tij ishte konstatuar rreth orës 14:15.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pajetë ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter