Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

Press Online26 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri propozon një moratorium 3 mujor për diskutime edhe me protestuesit. Pastaj vendimmmarrje. Po cilat janë pikat e errëta?

Brenda dy muajve, i gjendur në hall, Edi Rama është munduar të bëjë pitueta të mëdha, gjë që e bën krejtësisht të pa besueshëm dokumentin e tij BESA. Një ndër to është pjesa për projektin Sazan – Zvërnec, i cili u bë shkakku i shpërrthimit të revolucionit të flamingove. Në dokumentin e konsideruar si strategjik për të parashikohet një kohë tre mujore reflektimi, duke e lënë të hapur mundësinë e ecjes përpara ose anullimit të tij.

Por, në ditët e para, atëherë kur fliste për agjentura të huaja, media greke që donin të na shkatërronin turizmin, iranianë islamikë që po luftonin Shqipërinë, Edi Rama e lidhi fatin e tij si kryeministër me këtë projekt. Mesazhi i tij qe i qartë: “Sa të jem unë projekti nuk anullohet”. Në një intervisë për televizionin gjerman ZDF Rama tha: “Ùnë jam kryeministër i Shqipërisë dhe nuk mund ti them jo një investimi privat 4 miliarde eurosh”.

Me stilin e tij karakteristik ai ai përsëriti në forma të ndryshme idenë e mos tërheqjes nga ky projekt: “Shqipëria nuk tërhiqet nga ëndrrat e mëdha`, këmbënguli ai në 14 qershor, në një fjalë ku mbrojti investimin dhe sulmoi ata që përhapinin dezinformacion rreth tij. “Klikoni dhe shihni se cfarë dëmi të madh po i bëni vendit`, i është drejtuar ai atyre që i kërkonin anullimin e këtij projekti.

Por, po të lexosh dokumentin BESA, të cilin Lapsi.al e disponon, vë re se duket sikur kryeministri ka bërë një kthesë 180 gradëshe.

Aty Rama, i cili ka shpallur fazën e reflektimit, empatisë dhe dëgjimit të njerëzve reket të lërë të hapur fatin e të ardhmes së projektit. Në dokument thuhet se brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumenta apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit. Dokumenti i parasheh “pa paragjykim” të gjitha opsionet, duke e shndërruar atë në testin e parë të platformës BESA.

“Një metodë strategjike provohet aty ku vendimmarrja është më e ndërlikuar dhe besimi më i cenuar. Për këtë arsye, Vjosa-Narta zgjidhet si testi i parë i Metodës BESA. Qëllimi nuk është të rihapet politikisht e shkuara, po të provohet nëse një proces i plotë dëgjimi, evidence, shpjegimi dhe matjeje mund të prodhojë një vendim më të besueshëm”,- shkruhet në dokument.

Sipas dokumentit, ky test nuk nis me asnjë paragjykim, as nëse projekti duhet të vazhdojë dhe as nëse duhet ndalur. Çdo mundësi duket se lihet e hapur

“Alternativat janë vazhdimi me garanci, korrigjimi, kushtëzimi, rikonceptimi ose ndalimi, “sipas asaj që lejojnë ligji, kontratat dhe provat”. Asnjë hap i Metodës BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyqësor”,- saktësohet në dokument. Dhe analizimi i këtij projekti, me filtrat e rinj të BES-ës, parashikohet të realizohet brenda tre muajsh.

“Brenda këtij afati përfundojnë dëgjesa, hapja e dokumentacionit të publikueshëm, vlerësimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar për hapat pasues. Detyrimet që kërkojnë më shumë kohë regjistrohen me afate publike, institucione përgjegjëse dhe raportim të vazhdueshëm në Flamingo Mirror”,- shkruhet në dokuement.

Sipas dokumentit do të ketë dëgjesa edhe grupet që protestuan. Po ashtu parashikohet një vlerësim I pavarur i ndikimit mjedisor si dhe bërja transparente e kontratave, vendimmarrjeve dhe dokumentave, “për aq sa lejon ligji“. Garancia që jepet është se gjatë kësaj periudhe tre mujore nuk do të ndërmerret asnjë vendim që mund të jetë I pakthyeshëm.

Po të lexohet me vëmendje drafti i BESA-s aty vërehet se janë kujdesur që të lihen hapur të gjitha shtigjet për të gënjyer opinionin publik. Transparenca do të bëhet deri në atë masë për sa e lejojnë kontratat ndërsa për pezullimin thuhet togfjalëshi: `për aq sa e lejon ligji, kontratat dhe provat`.

Por, pika që e bën më të pabesueshme të gjithën është krahasimi i këtij teksti me deklaratat e fillimit të Ramës, kur ai e lidhte egzistencën e këtij projekti me qëndrimin e tij në krye të qeverisë. A ka hequr ai dorë nga `ëndërrat e mëdha“?

Me shumë gjasë jo. Besa mund të jetë një pabesi thjesht për të fituar kohë. Prandaj dhe protestuesit ia shkruajtën këtë fjalë me gërma të mëdha të vërtetën në bulevard.

E vetmja mundësi që dicka të jetë të besueshme është nëse Rama mund të parashikojë ndonjë tërheqje nga investimi të familjes Trump, për shkak të zhurmës së krijuar dhe skandalit që ka krijuar lidhja e emrit të saj me Artur Shehun. Dhe në këtë rast, kryeministri mund të dilte e të thoshte e shikoni, BESA, funksionoi, unë e anullova projektin./Lapsi.al/

© SYRI.net

Previous ArticleGeorgina zbulon pasionin e ri të CR7 dhe tregon si po e shijon ai jetën pas Botërorit!
Next Article Zahner: Mosmarrëveshjet dypalëshe po e pengojnë rrugën drejt BE-së

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.