Adnan Azizi: Përgjigjja e Bilall Kasamit ndaj akuzave është puna në terren

featured
Press Online
26 Korrik 2026, 23:56

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës, duke vlerësuar punën e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Sipas tij, përgjigjja më e mirë ndaj akuzave janë projektet që po realizohen në terren.

“Për çdo shpifje dhe akuzë që vjen nga ata që kanë mbetur peng i politikës së zullumit, përgjigjja e Bilall Kasamit në terren është një projekt i përfunduar.

E kuptojmë sikletin e tyre, sepse me këtë dinamikë pune, kryetari Bilall Kasami po e dyfishon besimin e qytetarëve, ndërsa opozita po i humb përfundimisht shpresat për t’u rikthyer përmes propagandës.

Urime, Dardania jonë e bukur! Me punë, jo me fjalë, vazhdojmë përpara”, ka shkruar Azizi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter