VLEN vazhdon shpërndarjen e ujit të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

featured
Press Online
25 Korrik 2026, 15:33

VLEN njoftoi se vazhdon të mbështesë qytetarët e Gostivarit, të cilët po përballen me krizën e furnizimit me ujë të pijshëm, përmes organizimit të aksioneve për shpërndarjen e ujit, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas njoftimit të VLEN-it, Forumi Rinor ka organizuar një aksion humanitar për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm për familjet e prekura nga situata aktuale.

Nga VLEN theksojnë se solidariteti dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve mbeten ndër vlerat kryesore të angazhimit të tyre, duke shtuar se në periudha sfiduese mbështetja duhet të reflektohet përmes veprimeve konkrete në shërbim të komunitetit.

VLEN bën të ditur se do të vazhdojë të kontribuojë në çdo mënyrë të mundshme për të lehtësuar gjendjen e banorëve të Gostivarit, ndërsa u bën thirrje institucioneve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të pijshëm.

VLEN shpreh mirënjohje për aktivistët dhe vullnetarët që morën pjesë në aksionin humanitar, duke vlerësuar se solidariteti mbetet forca më e madhe në përballimin e situatave sfiduese. përcjell Zhurnal.mk .

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter