Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sulmi në një klub nate në Londër, Chris Brown pranon fajësinë, shishe qelqi në kokë dhe shqelma producentit

Press Online25 Korrik 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

6

Sulmi në një klub nate në Londër, Chris Brown pranon fajësinë, shishe qelqi në kokë dhe shqelma producentit
Këngëtari amerikan i R&B, Chris Brown, është deklaruar fajtor për akuzën e përleshjes, lidhur me një sulm të ndodhur në një klub nate në Londër në shkurt të vitit 2023.

Ai do të dënohet në muajin tetor, ndërsa akuzat më të rënda për sulm, tentativë për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe posedim të një arme sulmuese janë rrëzuar.

Sipas Policisë Metropolitane, kamerat e sigurisë tregojnë se Brown goditi disa herë viktimën në kokë me një shishe qelqi. Më pas, viktima u ndoq, u rrëzua në tokë dhe u godit me shqelma. Nga sulmi, producenti muzikor Abe Diaw pësoi lëndime në kokë dhe gju, duke pasur nevojë për trajtim spitalor.

Bashkë me Brown, fajësinë për përleshje e pranoi edhe Omololu Akinlolu, i njohur me emrin artistik Hoody Baby. Edhe ndaj tij u hodhën poshtë akuzat për sulm dhe tentativë për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 19 shkurtit 2023 në klubin privat Tape, në zonën Mayfair të Londrës. Prokurorët thanë se Brown iu afrua viktimës nga pista e vallëzimit dhe e goditi me një shishe qelqi, ndërsa Akinlolu iu bashkua sulmit. Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, të dy vazhduan ta godisnin viktimën edhe kur ai u përpoq të largohej dhe e shqelmonin ndërsa ndodhej i pambrojtur në dysheme.

Detektivja Zara Ripamonti e Policisë Metropolitane e cilësoi sulmin si “të turpshëm dhe të paprovokuar”, duke theksuar se nuk ka vend për dhunë të tillë në Londër. Ndërsa prokurorja Claire Campbell deklaroi se përdorimi i një shisheje qelqi si armë në një klub të mbushur me njerëz ishte një akt i rëndë dhune dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Brown dhe Akinlolu u paraqitën në Gjykatën e Kurorës në Southwark, ku seanca zgjati më pak se pesë minuta. Gjykatësi Tony Baumgartner caktoi seancën e shpalljes së dënimit për 26 tetor dhe lejoi Brown të largohet nga Mbretëria e Bashkuar me kusht që të kthehet një ditë më parë për vendimin e gjykatës.


Previous ArticleZjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220 mijë persona, autoritetet shpallin gjendje emergjence
Next Article De Zerbi: Kush nuk është i lumtur te Tottenham, të largohet

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.