Arsenali po shqyrton mundësinë e realizimit të një prej transferimeve më të bujshme të merkatos së verës, pasi në listën e dëshirave të klubit londinez është futur edhe ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior.
Sipas gazetarit të njohur, David Ornstein, interesimi i Arsenalit për sulmuesin 25-vjeçar ndodhet ende në fazën fillestare, transmeton Klankosova.tv.
EXCL: Arsenal exploring move to sign Vinicius Junior from Real Madrid. #AFC interest early stage + clubs not yet in talks but idea approved at all levels. Much rests on contract process as no breakthrough yet & #RMFC do not want free exit @TheAthleticFC https://t.co/qYdS5vlfE6
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 25, 2026
Deri në këtë moment nuk ka pasur kontakte apo bisedime zyrtare mes Arsenalit dhe Real Madridit për një transferim të mundshëm të brazilianit.
Raportohet se trajneri Mikel Arteta, së bashku me drejtuesit e klubit, po analizojnë mundësinë e një operacioni që do të hynte në mesin e transferimeve më të mëdha në historinë e Arsenalit.
Megjithatë, për momentin gjithçka mbetet në nivelin e vlerësimeve dhe interesimit, pa ndonjë hap konkret drejt negociatave.
Vinicius Junior vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit dhe një nga futbollistët më të vlerësuar në futbollin evropian.
Pikërisht për këtë arsye, çdo tentativë për ta larguar nga “Santiago Bernabeu” pritet të jetë jashtëzakonisht e komplikuar, si për shkak të vlerës së lartë të kartonit të tij, ashtu edhe për rolin kyç që ai ka në planet e klubit madrilen.