Skena horror në Indi, leopardi futet në dyqan dhe sulmon punonjësin 25-vjeçar (VIDOE)

featured
Press Online
24 Korrik 2026, 02:44

Momente paniku janë regjistruar në Indi, pasi një leopard i egër hyri në një dyqan dhe sulmoi një punonjës. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë.

Në pamjet e kamerave shihet leopardi duke kërcyer brenda dyqanit dhe duke sulmuar të riun, i cili përpiqet të mbrohet. Pas disa sekondash përleshjeje trup më trup, 25-vjeçari arrin ta largojë kafshën, kalon pas banakut dhe del me vrap jashtë.

Para se të largohej, ai uli grilën metalike të hyrjes, duke e bllokuar leopardin brenda dyqanit.

Kafsha vazhdoi të sillej e shqetësuar në ambientet e brendshme, duke rrëzuar kuti dhe shishe, përpara se të fshihej poshtë banakut.

Leopardi kishte sulmuar edhe dy persona të tjerë

Sipas autoriteteve lokale, e njëjta kafshë kishte sulmuar më herët gjatë mëngjesit një vullnetar të mbrojtjes së pyjeve, i cili kishte shkuar për të verifikuar raportimet e banorëve për praninë e leopardit në zonë.

Në total, tre persona mbetën të plagosur. Autoritetet rrethuan zonën pranë dyqanit dhe evakuuan tregun qendror për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Operacioni i kapjes zgjati rreth pesë orë.

Punonjësi 25-vjeçar pësoi plagë nga kthetrat në dorë, shpatull dhe hundë, ndërsa edhe dy personat e tjerë u dëmtuan gjatë sulmeve.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një leopard mashkull rreth pesë vjeç. Kafsha do t’i nënshtrohet kontrolleve veterinare përpara se të rikthehet në habitatin e saj natyror.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter