Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Policia e Shqipërisë: Shmangni daljet në det, pritet përkeqësim i motit

Press Online24 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Policia e Shtetit në Shqipëri ka dalë me një apel urgjent për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve lundruese, duke kërkuar kujdes të shtuar për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike që pritet të përfshijnë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar, nga mesdita e së enjtes, 24 korrik, deri në paraditen e së premtes, 25 korrik 2026, pritet që kushtet në det të jenë të pafavorshme. Për këtë arsye, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, këshillohen të mos dalin në det, transmeton Klankosova.tv.

Policia thekson se drejtuesit e mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo lundrim që mund të rrezikojë sigurinë e tyre, të ekuipazhit apo të personave që ndodhen në bord.

Përveç rrezikut në det, autoritetet kanë bërë thirrje edhe për kujdes të shtuar në qarkullimin rrugor, pasi përkeqësimi i motit mund të ndikojë edhe në kushtet e lëvizjes në rrugë.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve këshillohen të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.

Policia u bën apel të gjithë qytetarëve që të ndjekin njoftimet e institucioneve përgjegjëse dhe të respektojnë rekomandimet, me qëllim garantimin e sigurisë gjatë periudhës së motit të paqëndrueshëm.

Previous ArticleSi të humbni peshë pas pushimeve verore?
Next Article Ancelotti i thotë “jo” Italisë, mbetet i përkushtuar ndaj Brazilit

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.