Daka: Nuk ia fali Vjosa Osmanit, më ka shkarkuar politikisht dhe për ego personale

featured
Press Online
24 Korrik 2026, 21:14

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi se nuk ia ka falur Vjosa Osmanit për faktin që e ka shkarkuar nga pozita e drejtueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Daka ka thënë se Osmani e kishte shkarkuar politikisht dhe për ego personale.

“Sepse është bërë një shkarkim puro për çështje politike dhe për ego personale, më tepër për çështje politike, sepse po të ishte si pasojë e mosveprimeve apo keqpërdorimeve të mija, unë asnjëherë nuk kisha qenë kaq e zëshme”, tha Daka në T7.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter