Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka deklaruar se janë subjekti i vetëm politik që ka dalë me një qëndrim të qartë lidhur me krijimin e institucioneve të reja, duke theksuar se nuk kanë vendosur kushte dhe nuk synon poste në qeverinë e ardhshme.
Në emisionin Rubikon, Xhemaili tha se kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka bërë të qartë këtë qëndrim që më 26 qershor.
“Aleanca është i vetmi subjekt politik që ka dalë me qëndrim të qartë sa i përket krijimit të institucioneve, pa asnjë kusht vetjak. Vetë kryetari Gjini e ka shprehur këtë më 26 qershor, që nuk synojmë asnjë post në qeverinë e ardhshme”, deklaroi ai.
Xhemaili shtoi se Aleanca ka qenë ndër partitë më aktive në promovimin e projekteve strategjike infrastrukturore, duke përmendur se kishin propozuar projektin e termocentralit “Kosova C” dhe ka ndjekur vazhdimisht ecurinë e projekteve që, sipas tij, kanë mbetur të bllokuara.
Ai tha se këto prioritete janë përfshirë edhe në ofertën gjashtë pikëshe të Aleancës, e cila sipas tij, parasheh edhe rritjen e pragut të TVSH-së.
“Në ofertën tonë e kemi edhe rritjen e pragut të TVSH-së, shumë biznese të vogla dhe të mesme shumica prej tyre ekonomi familjare të cilat e sigurojnë ekzistencën në bazë të vetjak e që ballafaqohen me bllokada që mezi ia dalin muajit”, tha Xhemaili.


