Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ronaldo do t’i japë fund karrierës me Portugalinë pas ndeshjes ndaj Uellsit

Press Online22 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Cristiano Ronaldo raportohet se është gati të njoftojë pensionimin nga futbolli ndërkombëtar, pasi të zhvillojë edhe një ndeshje të fundit me Kombëtaren e Portugalisë, e cila pritet të jetë ndaj Uellsit më 24 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve, në stadiumin “Jose Alvalade”.

Siç raporton “Goal”, çështja e së ardhmes së tij me Portugalinë tashmë duket se ka marrë një datë konkrete, pasi ai planifikon të tërhiqet pas kësaj sfide në Lisbonë, transmeton Klankosova.tv.

Ky zhvillim përkon edhe me ardhjen e trajnerit të ri të Portugalisë, Jorge Jesus, i cili është emëruar me kontratë katërvjeçare dhe ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në ekip.

“Njerëzit mund të mendojnë se trajneri i ri do të vijë dhe do të ndryshojë shumë lojtarë. Kjo nuk do të ndodhë. Nuk jam budalla. Për më tepër, nuk kam kohë të mjaftueshme për të afruar disa lojtarë që nuk janë ftuar këtë herë”, ka deklaruar ai për “Canal 11”.

Nëse largohet pas ndeshjes me Uellsin, Ronaldo do ta mbyllë karrierën me Portugalinë me statistika të jashtëzakonshme: 233 paraqitje dhe 146 gola, duke qenë futbollisti me më së shumti ndeshje dhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Me Portugalinë ai ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016, si dhe dy trofe të Ligës së Kombeve të UEFA-s, në vitet 2019 dhe 2025.

41-vjeçari mbetet nën kontratë me Al Nassr deri në verën e vitit 2027. Ai ka shënuar 976 gola në karrierë dhe synon të arrijë shifrën prej 1000 golash përpara se t’i japë fund plotësisht futbollit, ndërsa pas largimit nga kombëtarja fokusi i tij pritet të jetë vetëm te futbolli me klub. /Klankosova.tv

Previous ArticleKollçaku: Sovrani nuk harron
Next Article UP-ja dhe Ministria e Bujqësisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, synojnë forcimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit të sektorit

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.