Aksident i rëndë në Roterdam, përplasen dy tramvaje, të paktën 15 të plagosur

featured
Press Online
22 Korrik 2026, 18:17

Të paktën 15 persona u plagosën pas përplasjes së dy tramvajeve, e cila ndodhi mëngjesin e së mërkurës (22 korrik) në urën Erasmus në Roterdam të Holandës.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, njëri tramvaj ndaloi teksa po hynte në urë nga drejtimi i qendrës së qytetit, ndërsa pak çaste më vonë një tramvaj i dytë u përplas me të nga pas.

Sipas NL Times, një person mbeti i bllokuar në mjet dhe u nxor nga zjarrfikësit. Ai ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spital për trajtim.

Kompania e transportit publik RET bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Në një deklaratë, kompania u shpreh e tronditur nga ngjarja dhe theksoi se mendimet e saj janë me të plagosurit dhe pasagjerët e përfshirë.

Si pasojë e përplasjes, edhe dy automjete pësuan dëme materiale. Ndërkohë, qarkullimi i tramvajeve në linjat 3 dhe 5 u ndërpre përkohësisht deri në normalizimin e situatës.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter