Pas publikimit të videove të dhunës në Kumanovë, Policia e këtij rajoni ka ngritur kallëzim penal ndaj një 18-vjeçareje nga fshati Llojan dhe dy të miturave, 14 dhe 15 vjeç nga Kumanova, nën dyshimin për veprën penale “dhunë”, përcjell TV21.
“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj P.A. (18) nga fshati Llojan, Komuna e Likovës, si dhe ndaj dy të miturave të moshës 14 dhe 15 vjeç nga Kumanova, për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale “dhunë”, sipas nenit 386, paragrafi 3 të Kodit Penal. Më 13 mars 2026, rreth orës 18:00, të dyshuarat e kanë thirrur një vajzë 14-vjeçare të dalë nga shtëpia e saj, pas së cilës e kanë bindur të hyjë në një objekt pranë qendrës sportive “Sokolana” në Kumanovë. Aty fillimisht e kanë fyer, e më pas e kanë sulmuar fizikisht, ndërsa të gjithë ngjarjen e kanë incizuar me telefon celular. Pas ushtrimit të dhunës, të dyshuarat e kanë kërcënuar të miturën që të mos e raportojë rastin dhe të mos flasë për videon e incizuar, duke i thënë se, në të kundërtën, do t’i ndodhte diçka edhe më e keqe”, thonë nga MPB.





