Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nikolloski: Autostrada Shkup–Bllacë do ta nxisë ekonominë rajonale

Press Online12 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qeveria po e nis një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore – ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një aks rrugor që do ta lidhë shtetin dhe bizneset me portet në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe do ta përshpejtojë aktivitetin ekonomik në rajon.
Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në podkastin “Radar”.

“Të hënën e nënshkruam marrëveshjen për grantin. Siguruam rreth 31 milionë euro mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, që përbëjnë rreth 15 për qind të vlerës së projektit. Këto mjete e ulin drejtpërdrejt koston që duhet ta paguajë shteti dhe janë dëshmi e fuqishme e besimit që kemi nga partnerët evropianë”, deklaroi Nikolloski.

Ai theksoi se me ndërtimin e autostradës, Maqedonia do të fitojë një lidhje moderne me Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke hapur mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe lidhje rajonale.

“Bëhet fjalë për një pjesë të ndërlikuar, e cila kalon nëpër Malin e Zi të Shkupit. Gjithsej do të ketë 40 objekte infrastrukturore, përfshirë tunele, ura, viadukte dhe galeri. Nga aspekti inxhinierik, ky do të jetë një projekt serioz. Megjithatë, do ta përfundojmë. E kemi marrë përsipër këtë punë dhe do ta realizojmë”, tha Nikolloski.

Ai e kritikoi BDI-në, duke deklaruar se kjo parti e kishte premtuar projektin për 20 vjet, por nuk e kishte realizuar.

“BDI-ja e premtoi për 20 vjet, por nuk e ndërtoi. Ne nuk e premtuam, por po fillojmë ta ndërtojmë dhe do ta përfundojmë”, deklaroi Nikolloski.

Sipas zëvendëskryeministrit, me rëndësi është edhe fakti se projekti do të realizohet nga një kompani vendase.
“E kemi zgjedhur realizuesin. Bëhet fjalë për një konsorcium të udhëhequr nga ‘Granit’, një kompani vendase maqedonase. Pas disa dekadash, një kompani vendase fiton të drejtën për të ndërtuar autostradë. Pothuajse nuk mbaj mend kur për herë të fundit një kompani maqedonase ka ndërtuar autostradë”, tha ai.

Nikolloski përfundoi se me këtë projekt synohet të dëshmohet se sektori maqedonas i ndërtimtarisë dhe kompanitë vendase kanë kapacitet për të realizuar projekte të mëdha infrastrukturore.

Previous Article12:05 Platform Responds to Filipche’s Comments on Initiative
Next Article 46 vjeç është mosha mesatare e deputetëve të legjislaturës së 11-të

Lajme të ngjashme

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.