Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Skandali në Botëror/ 55 eurodeputetë kërkojnë hetim ndaj FIFA-s dhe Infantinos për rastin Balogun!

Press Online9 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Të paktën 55 eurodeputetë i kanë bërë thirrje federatave evropiane të futbollit që të kërkojnë një hetim zyrtar mbi mënyrën se si u shty pezullimi i sulmuesit Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luante në ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Belgjikës.

Në një letër drejtuar presidentëve të federatave të futbollit të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, eurodeputetët kërkojnë që FIFA të hetojë nëse presidenti i saj, Gianni Infantino, ka pasur rol në vendimin për shtyrjen e dënimit të Balogun, si dhe nëse ka pasur presion nga Shtetet e Bashkuara për të ndikuar në këtë proces.

“Ka ardhur koha që federatat evropiane të futbollit, si anëtare të FIFA-s, të ndërhyjnë dhe të kërkojnë një hetim të plotë mbi procesin e vendimmarrjes. Statuti dhe Kodi i Etikës i FIFA-s ofrojnë bazën ligjore për një kërkesë të tillë”, thuhet në dokument.

Nisma është ndërmarrë nga eurodeputetët Lara Wolters (Holandë), Niels Fuglsang (Danimarkë) dhe Barry Andrews (Irlandë), ndërsa deri tani është mbështetur nga të paktën 55 anëtarë të Parlamentit Evropian.

Në letër theksohet se statutet dhe Kodi i Etikës i FIFA-s kërkojnë neutralitet të plotë politik dhe parashikojnë sanksione të rënda në rast shkeljesh.

LEXO EDHE: “Detyra ime është të dal në fushë”/ Iu hoq kartoni i kuq nga FIFA, reagon sulmuesi i SHBA-së: E di që ka polemika, por unë…

Eurodeputetët argumentojnë se federatat anëtare kanë detyrimin të kërkojnë llogari nga drejtuesit e FIFA-s nëse ekzistojnë prova se janë shkelur rregullat për neutralitetin politik.

Ata shtojnë gjithashtu se drejtuesit e FIFA-s kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të mbrojtur interesat e organizatës, duke paralajmëruar se çdo vendimmarrje e ndikuar nga faktorë të jashtëm do të përbënte shkelje të rëndë të këtyre detyrimeve.

Çështja pritet të shtojë presionin mbi FIFA-n, ndërsa deri më tani organizata nuk ka reaguar publikisht ndaj kërkesës së eurodeputetëve.

Previous ArticleZebra dhe eleganca, Anetta përflaket në rrjet
Next Article Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në shënjestër!

Lajme të ngjashme

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT

Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

23 Nëntor 2026 SPORT

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

23 Nëntor 2026 SPORT

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

23 Nëntor 2026 SPORT

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

23 Nëntor 2026 SPORT

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.